KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë: Opozita i kërkon Gjykatës Kushtetuese ilegjitimitetin e Thaçit si President
Opozita kërkesë gjykates kushtetuese për shpalljen ilegjitime të zgjedhjes së Hashim Thacit President

Kosovë: Opozita i kërkon Gjykatës Kushtetuese ilegjitimitetin e Thaçit si President

Pas dorëzimit javën e shkuar të kërkesës për shpalljen ilegjitime të zgjedhjes së Hashim Thacit President, opozita kosovare ka kërkuar marrjen e një mase të përkohshme nga gjykata kushtetuese, ç’ka nënkupton se derisa kjo gjykatë të shpallë vendimin në lidhje me kërkesën për ilegjimitet të opozitës, Thaçi nuk duhet të konsiderohet i zgjedhur. Sipas opozitës, kjo masë është e nevojshme për të evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme për të ardhmen e vendit. Bazuar në nenin 39 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese, opozita Kosovare ka kërkuar që kjo gjykatë ta ftoje si palë në një seance dëgjimore gjatë procesit përkatës gjyqësor.