KRYEFAQJA » LAJME » Opozita kosovare kundërshton ligjërisht themelimin e Gjykatës Speciale
Opozita kosovare kundërshton ligjërisht themelimin e Gjykatës Speciale

Opozita kosovare kundërshton ligjërisht themelimin e Gjykatës Speciale

Opozita në Kosovë dorëzoi të martën në Gjykatën Kushtetuese lëndën për kontestimin e amendamentit kushtetues, të miratuar javën e kaluar në Kuvend, me të cilin krijohet baza ligjore për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë. Partitë opozitare pretendojnë se kryetari i Kuvendit dhe vetë Kuvendi i Kosovës nuk i kanë përfillur proçedurat për miratimin e këtij amendamenti dhe kërkojnë interpretimin nga ana e Kushtetueses. Dosja me pretendimet u dorëzua në Gjykatë nga tri deputetë të partive opozitare Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, përkatësisht Albulena Haxhiu, Teuta Haxhiu dhe Valdete Bajrami. Deputetet thanë se shpresojne që Gjykata të marre një vendim në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.