KRYEFAQJA » LAJME » Opozita; Mbledhje Grupi përpara seancës së Vettingut
opozita, mbledhje grupi, vettingu, perpara seances, jo bojkot

Opozita; Mbledhje Grupi përpara seancës së Vettingut

 

Opozita nuk do të bojkotojë seancën e jashtëzakonshme plenare thirrur për të miratuar ligjin e Vettingut. Në mbledhjen e grupit parlamentar zhvilluar me dyer të mbyllura, deputetët e opozitës morën vendim të mos e votojnë projekligjin, nëse mazhoranca nuk reflekton rekomandimet e bëra prej saj. Burime nga mbledhja e grupit demokrat bëjnë me dije se Kryedemokrati Basha është shprehur se mazhoranca ka shkelur konsensusin për kushtetutën , ndrëkohë projekti i Vettingut është antikushtetues. Sipas Bashës Kryeministri kërkon kontroll tërësor dhe politik . Basha ka deklaruar se Partia Demokratike do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese.Qëndrimin zyrtare demokratët do ta bejne publik në seancën e pasdites , përmes diskutimit të përfaqësuesve të saj .Deri tani mendohet që nga opozita të marrin fjalën Kryetari i Grupit Parlamentar Paloka dhe deputeti Halimi . Partia Demokratike depozitoi dje 28 amendamente të tjera për Ligjin e Vettingut që është miratuar nga mazhoranca në komisionin e reformës në drejtësi, duke e çuar në 75-të, numrin e amendimeve për këtë projekt, një prej 7-të projektligjeve të reformës në drejtësi.