KRYEFAQJA » LAJME » Opozita në protestë, Basha paralajmëron: “Ose do të bëjmë zgjedhje të ndershme, ose nuk do ketë zgjedhje fare”
Opozita në protestë, Basha paralajmëron: "Ose do të bëjmë zgjedhje të ndershme, ose nuk do ketë zgjedhje fare"

Opozita në protestë, Basha paralajmëron: “Ose do të bëjmë zgjedhje të ndershme, ose nuk do ketë zgjedhje fare”

Opozita e djathtë shqiptare ka nisur të shtunën në mesditë protestat e saj për të detyruar qeverinë socialiste të organizojë më 18 qershor zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përpara dhjetra mijëra përkrahësve kreu i PD Lulzim Basha, mbajti një fjalim me tone emocionale. “Do qëndrojmë këtu në këtë shesh derisa të mundësojmë një herë e mirë zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha zoti Basha. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme vinë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe korrupsionit dhe ngritjen e një qeverie teknike” shtoi ai.
Kreu i PD akuzoi qeverinë Rama se ka çuar vendin në mjerim. “Ka vjedhu çdo gjë nga shtëpitë tuaja do tu vjedhë dhe zgjedhjet” tha zoti Basha. “Jemi mbledhur sot për të thënë boll më, boll kemi duruar që kur këta erdhën në pushtet”. Kreu i opozitës tha se protesta e sotme është vetëm fillimi. “Sot nisim e rrugëtimin drejt një fillimi të ri për të cilin ka nevojë kaq shumë vendi dhe çdo shqiptar. Jemi për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë, po duam zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha zoti Basha. “Duam ndarjen e politikës nga krimi, duam dinjitet, drejtësi, punë, duam të vëmë intreresin e njerëzve të thjeshtë të parin. Duam shpresën, shpresën që po lind nga ky bashkim më i madhi në historinë e shqiptarëve” përsëriti kreu i PD deklaratat tashmë të njohura. “Sot jemi për një vendim të madh për të ndalë maskaradën e vjedhjes së zgjedhjeve.Ose do të bëjmë zgjedhje të ndershme, ose nuk do ketë zgjedhje fare” paralajmëroi zoti Basha . “Zgjedhjet e njollosura nuk do ti pranojmë, zgjedhje që shtrembërojnë vullnetin e qytetarëve nuk do ketë më në Shqipëri.Kjo qeveri palaçosh ka dështuar, ky Kryeministër është turpi i vendit, ju e shihni këtë” tha kreu i PD para përkrahësve të tij që shoqëronin me brohorimi çdo deklaratë të tij.