KRYEFAQJA » LAJME » Opozita: Populli nuk e mbështet qeverinë, ajo duhet të largohet!
Opozita: Populli nuk e mbështet qeverinë, ajo duhet të largohet!

Opozita: Populli nuk e mbështet qeverinë, ajo duhet të largohet!

Tre udhëheqësit e opozitës në Kosovë kanë deklaruar pas protestës të së shtunës, se qytetarët kanë treguar se nuk pranojnë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, dhe se nuk e mbështesin qeverinë madje kërkojnë dorëheqjen e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha në një konferencë për mediat se qytetarët kanë vërtetuar që janë kundër marrëveshjeve. “Ne i falënderojmë te gjithë që morën pjesë në protestë dhe të gjithë ata qe e kanë ndihmuar protestën. Isa dhe Hashimi nuk janë me as ministra e as kryeministra”, tha ai.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se ka qenë i emocionuar kur iu drejtua protestuesve. “Ne e dimë që Kosova është keq për shkak të udhëheqjes. I kemi kërkuar qeverisë me shku, kanë kërkuar qytetarët” tha ai.
Kurse, Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, kanë thënë se protesta ka qenë më masivja dhe me mesazhe të qarta që e panë krejt bota se asgjë nuk mund të zbeh këtë bindje. “Qytetarët çuan dy mesazhe, nuk pranuan marrëveshje dhe populli kërkoj dorëheqjen e Isës dhe Hashimit. Ajo çka kemi parë dje tregon që kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore. Shfrytëzojmë rastin t’i falënderoj dhe ndihemi krenar, pavarësisht shpifjeve qytetaret nuk mund t’i ndalin”, tha Limaj.
Pavarësish këtyre deklaratave opozita kosovare ende nuk ka një datë për protestën e radhës.