KRYEFAQJA » LAJME » Opozita premton në Kolonjë: Ne do t’ju kthejmë dinjitetin!

Opozita premton në Kolonjë: Ne do t’ju kthejmë dinjitetin!

Opozita e djathtë mbylli të premten fushatën e saj elektorale për kreun e Bashkisë së Kolonjës, ku përfaqësohet me kandidatin e Partise Agrare Ambientaliste, Dritan Hajro. Në aktivitetin përmbyllës, kandidati Hajro premtoi se nëse zgjidhet do të punoje intensivisht per mirëmbajtjen dhe hapjen e kanaleve të ujitjes dhe kullimit të tokave bujqësore, do të hartojë studime për bioenergjinë si dhe do të përgatisë politika çertifiikimi për fermerët. “Ky program shumë profesional mbi të gjitha është shumë i mundshëm për t’u zbatuar. Është një program konkret veprimesh që mundëson transformimin e territorit të bashkisë ku jetojmë e punojmë” tha zoti Hajro.
Ndërsa kreu i PAA Agron Duka u shpreh se me kandidatin Hajro, Kolonjës dhe banorëve të saj u kthehet dinjiteti që u takon. “Turpi më i madh është kur thuhet se ka 25 vjet që nuk është bërë asgjë nga qeveritë e ndryshme, ndërkohë që tre vjet e ka rilindja qeverinë dhe këto tre vjet ata thonë se nuk është bërë asgjë, në fakt ata bëjnë një autogol” tha zoti Duka.
Deputeti i Partisë Demokratike Ridvan Bode, i pranishëm në aktivitet, tha se kandidatura e Hajros dhe partise që i përket, i përshtatet më së miri Kolonjës edhe për faktin se kjo zonë është tërësisht bujqësore. “Të themi si xhevahirin e saj rreth të cilës do të përqëndrohet për të testuar dhe për të prezantuar më gjëtë suksesin e saj, zhvillimin e Bashkisë Kolonjë, përmes politikave të zhvillimit agrar, përmes politikave të zhvillimit të integruar të këtij terreni” tha zoti Bode.
Kandidati i djathtë Dritan Hajro do të garojë të dielën për kreun e Bashkisë së Kolonjës përballe Ilia Stefos të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Zgjedhjet e parakohshme në këtë bashki erdhën pas ndarjes së papritur nga jeta të ish kryetarit Arben Malo, i zgjedhur nga LSI.