KRYEFAQJA » LAJME » Opozita radikalizon qëndrimin : Nuk do të regjistrohemi në KQZ nëse Rama nuk dorëhiqet!
Opozita : Duam qeveri teknike, ndryshe nuk regjistrohemi në zgjedhje!

Opozita radikalizon qëndrimin : Nuk do të regjistrohemi në KQZ nëse Rama nuk dorëhiqet!

Pas 18 ditësh protesta para selisë së qeverisë, opozita e djathtë shqiptare ka radikalizuar qëndrimin e saj. Pas një takimi të mërkurën pas dite mes liderëve të partive opozitare, u vendos që protesta të shtrihet në të gjithë qytetet e Shqipërisë,  duke organizuar të quajturat kuvende qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Partitë e opozitës paralajmëruan se nuk do të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit nëse kryeministri Edi Rama nuk dorëhiqet. Ato kanë këmbëngulur se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin, dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale, mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira. Ky hap i hedhur nga opozita po komentohet si presion për bojkotimin e zgjedhjeve, ndonëse zoti Basha e ka mohuar një gjë të tillë.