KRYEFAQJA » LAJME » Opozita shqiptare vizitë në SHBA
Opozita shqiptare vizitë në SHBA

Opozita shqiptare vizitë në SHBA

Një delegacion i opozitës shqiptare i kryesuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur  për një vizitë në SHBA. Veç disa deputetëve demokratë Strazimiri, Tabaku dhe Selami, në delegacion bën pjesë dhe kreu i PR Fatmir Mediu. Vizita e delegacionit të opozitës shqiptare në SHBA përkon me 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA. “Sfidat e Shqipërisë për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe shtetit të së drejtës si zbatimi i reformës së Dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reforma në drejtësi do të jenë në qendër të axhendës së kreut të opozitës në SHBA” njoftoi me këtë rast zyra e shtypit e PD. Gjithnjë sipas saj, pritet që gjatë takimeve me zyrtarët e lartë amerikanë të diskutohet edhe për qendrimet e Partisë Demokratike për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza dhe për programin dhe alternativë qeverisëse të demokratëve.