KRYEFAQJA » LAJME » Opozita synon të shtrijë protestën në të gjithë vendin
Opozita synon të shtrijë protestën në të gjithë vendin

Opozita synon të shtrijë protestën në të gjithë vendin

Në ditë e katërt të protestës kundër qeverisë Rama, opozita e djathtë jo vetëm nuk tërhiqet nga kërksat e saj për rrëzimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, por zotohet se do ta shtrijë protestën në të gjthë vendin. Deklarata është bërë para protestuesve në çadrën e ngritur para selisë së qeverisë nga kreu i opozitës Lulzim Basha. “Nuk ka detyrë më të madhe se ta shtrijmë protestën anembanë Shqipërisë, asgjë nuk do jetë më si më parë, deri sa zëri i shqiptarëve për zgjedhje të lira të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet” tha zoti Basha . “Ky kryeministër i ka dorëzuar celësat e pasurisë oligarkëve. Ta rrëzojnë këtë qeveri, si garancia e vetme që mos të rrëzojë të vetmin institucion që e mban vendin në këmbë, zgjedhjet e lira. Të qëndrojmë këtu sa të largojmë qeverinë dhe ti japim zgjidhjen që meritojnë shqiptarët” tha kreu i PD Lulzim Basha. Të martën pas dite pritet dhe një takim i tij me reporterin për Shqipërinë në PE Knut Fleckenshtejn.