KRYEFAQJA » LAJME » Organizata ndërkombëtare apel për angazhim në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore

Organizata ndërkombëtare apel për angazhim në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore

Stacionet shqiptare kane transmetuar 100 kronika te lidhura me trafikimin gjate vitit te shkuar. Raporti i monitorimit i bërë sot publik ka vënë në vëmendje fenomenin, por dhe ka ngritur apelin shoqëror e institucional për të lehtësuar viktimat dhe parandaluar fenomenin. Institucione e organizata ndërkombëtare kanë apeluar sot për më shumë vëmendje e angazhim në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Pas publikimit të raportimit në media të fenomenit dhe viktimave, autoritete të rendit e edukimit, por dhe specialiste të medias kërkuan të aplikohen më shumë kushte për gratë dhe vajzat e prekura. Nora Malaj zv Ministre e Arsimit tha se 12568 nxënës arritën të bëhen pjesë e rrjetit të madh dhe sensibilizimit të një fushate për ti thënë stop dhunës dhe parandalimit të trafikimit të qënieve si grave apo vajzave por edhe fëmijëve. Një ligj për rehabilitimin e viktimave të trafikut ka hyrë në fuqi pak javë më parë dhe institucionet e organizatat e angazhuara me këtë cështje presin ndikim më të madh mbi fenomenin.