KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Organizata terroriste Shteti Islamik paralajmëroi se do të ketë ulje pagash për anëtaret e saj

Organizata terroriste Shteti Islamik paralajmëroi se do të ketë ulje pagash për anëtaret e saj

Organizata terroriste Shteti Islamik paralajmëroi se do të zvogëloje rrogat mujore për anëtarët e saj në Siri dhe Irak, informoi sot qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut me seli në Londër. Shteti Islamik njoftoi se vendimi u mor për shkak të rrethanave te jashtëzakonshme, pa cilësuar se për cfarë bëhet fjalë konkretisht. Kurse sistemi i shpërndarjes së ushqimeve për luftetarët do të vazhdoje si më parë, 2 herë në muaj. Askush nuk do të bëje përjashtim nga ky vendim, pa dallim posti. Vendimi për zvogëlimin e rrogave do të thotë se luftëtarët e SHI-së në të ardhmen do të paguhen 200 dollarë në muaj, në vend te 400 dollarë të deritanishme kurse luftëtarët e huaj që i kane pasur rrogat dyfish, tani do të marrin vetëm 400 dollar në muaj. SHI në territorin e Irakut dhe Sirisë shpalli kalifat, në të cilin zbatohet interpretimi i ashpër dhe i shtremberuar i së drejtës islamike.