KRYEFAQJA » LAJME » Organizatat e shoqërisë civile: Miratoni reformën në drejtësi
Organizatat e shoqërisë civile: Miratoni reformën në drejtësi

Organizatat e shoqërisë civile: Miratoni reformën në drejtësi

Këshilli Kombëtar i Integrimit është mbledhur sot paradite në Kuvend, me kërkesë të organizatave të shoqërisë civile, për të diskutuar çështjen e ditës, miratimin më 21 korrik të reformës në drejtësi. Dy ditë para votimit në Kuvend të kësaj reforme, përfaqësuesit e shoqërisë civile i kanë bënë thirrje klasës politike shqiptare të miratojnë të enjten reformën në drejtësi. Në mbledhjen e KKI-së qenë të pranishëm dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik në vend, si ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz, ambasadorja e Holandës, Dewi Van De Weerd, etj.

Në fillim të kësaj mbledhjeje, kryetarja e KKI-së, Majlinda Bregu, ka nënvizuar rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi nga të gjitha forcat politike. Drejtuesit e organizatave të shoqërisë civile janë thanë se për miratimin me konsensus të gjerë të kësaj pakete kushtetuese, janë shprehur pozitivisht 91 për qind e shqiptarëve. Është koha që politika të fillojë të kuptojë zhgënjimin e shqiptarëve. Dhe para se kjo reformë të jetë kusht për integrimin e vendit, ajo më parë duhet të jetë kusht për të bërë drejtësi për të gjithë shqiptarët, u shprehën ata.