KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit shqiptar këtë të premte me një koncert të larmishëm
Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit shqiptar këtë të premte me një koncert të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit shqiptar këtë të premte me një koncert të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit shqiptar vjen këtë të premte me një koncert të larmishëm. Kjo vihet re jo vetëm në programin e përzgjedhur, por edhe në protagonistët e ftuar për të qënë pjesë e tij. Shkolla të ndryshme do të shpalosen në këtë mbrëmje nga sopranoja ruse Irina Polivanova, baritoni bullgar Valeri Turmanov, sopranoja shqiptare Evis Mula dhe klarinetisti Lorenc Stajka. Koncerti vjen nën baketën e dirigjentit Oleg Arapi.

Zhorzh Bizet, Rosini, Lehar dhe Puçini janë disa nga kompozitorët, veprat e të cilëve do të interpretohen nga artistët e këtij koncerti.