KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Orlando, SHBA: Viktima dhe të plagosur nga të shtënat në klubin e natës
usa-orlando-shooting

Orlando, SHBA: Viktima dhe të plagosur nga të shtënat në klubin e natës

Të shtënat në një klub homoseksualësh kanë tronditur qendrën e Orlandos në Florida, ku policia bëri të ditur se flitet për të paktën 20 persona të vdekur pas të shtënave nga agresori, që u mbyll për pak kohë në ambientet e barit me disa pengje. Policia flet gjithashtu edhe për 42 të plagosur, ndërsa edhe autori i ngjarjes ka vdekur. Burri ishte i armatosur me dy pistoleta e kishte me vete dhe një lloj mekanizmi shpërthyes, i hedhur në erë më pas nga skuadrat speciale në mënyrë të kontrolluar. Në momentin e sulmit mendohet që në barin tepër të frekuentuar të natës të ndodheshin rreth 100 persona. Dëshmitarë në vendngjarje thonë se kanë parë trupa të pajetë në dyshemenë e klubit. Alarmin e dhanë vetë viktimat e episodit të dhunës përmes mesazheve të dëshpëruara për ndihmë në rrjetin social “Twitter”. Po nëpërmjet këtij të fundit, policia këshilloi kalimtarët të qëndronin larg, ndërsa shumë nga përdoruesit nuk kanë ngurruar të shpërndajnë mesazhe për çfarë po ndodhte në “Pulse Club”.