KRYEFAQJA » LAJME » OSBE-ja hap portalin Njoh ligjin.al
OSBE-ja hap portalin Njoh ligjin.al

OSBE-ja hap portalin Njoh ligjin.al

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri prezantoi të mërkurën portalin NjohLigjin.al. Ky protal u vjen në ndihmë  qytetarëve të orientohen në legjislacionin shiptar për çështje që atye u interesojnë. Portali ka moton “Shteti i së drejtës fillon nga ti”. Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton, tha me këtë rast se të gjithë njerëzit duhet të kenë mundësi të njihen dhe kuptojnë ligjin, pavarësisht nivelit të tyre arsimor. “Mund të duket e mjaftueshme që teksti i ligjeve të jetë publikisht i disponueshëm, në mënyrë që njerëzit të mund ta lexojnë atë” tha ndër të tjera zoti Wilton. Synimi i faqes “Njoh ligjin” është që t’i japë qytetarit të thjeshtë një mjet të ri veprimi për t’u orientuar në atë që shpesh cilësohet si xhungla ligjeve.