KRYEFAQJA » LAJME » OSBE në ndihmë të burgjeve shqiptare
OSBE në ndihmë të burgjeve

OSBE në ndihmë të burgjeve shqiptare

Qendrat e vuajtjes së dënimit në Shqipëri, po synojnë gjithnjë e më shumë që të dënuarit jo vetëm të reabilitohen shpirtërisht, por edhe të përgatiten për jetën pas mbarimit të dënimit. Përkujdesja e autoriteteve është veçanërisht për të miturit dhe të rinjtë.
Në Kavajë, të miturit që vuajnë apo presin dënimin në Qendrën e Riintegrimit të të Miturve e cila është ngritur që në vitin 2009, është përfshirë në iniciativa të dobishme. 40 pjestarë kanë prodhuar dollapë në punishten e kësaj qendre, të cilët do të përdoren nga gratë e paraburgosura e të burgosura në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, në Tiranë.
Projekti është frymëzuar dhe ka marrë jetë falë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Ai ka për qëllim, nga njëra anë, përmirësimin e kushteve të grave në burg, dhe nga ana tjetër, mbështetjen e arsimit profesional të të rinjve që për fat të keq po vuajnë shkeljen e ligjit.
Ideja, e zhvilluar së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, lindi pas një vizite të Prezencës në burgun e “Ali Demit”, ku u vërejt se gratë nuk kishin dollapë të mjaftueshëm për sendet e tyre. Ndërkohë, Qendra e Riintegrimit në Kavajë kishte një punishte për punën me dru, e cila me ndihmën e Prezencës së OSBE-së u vu në funksionim.
Për të parë punën e të miturve dhe kushtet në të cilat jetojnë ata, Kryetari i Prezencës, ambasadori Florian Raunig, zhvilloi të martën një vizitë në Qendrën e Riintegrimit në Kavajë, ku u prit nga auoritetet e burgjeve shqiptare. Zoti Raunig tha se burgu duhet të jetë alternativa e fundit e dënimeve. Ai si dhe më parë theksoi rëndësinë e dënimeve alternative, sidomos te të miturit, si një mënyrë që ndihmon riintegrimin e tyre në shoqëri, por edhe ul kostot për shtetin. Zoti Rauning tha se Prezenca do të vijojë të mbështesë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Para Mbrapa
OSBE në ndihmë të burgjeve 1
OSBE në ndihmë të burgjeve 2 
OSBE në ndihmë të burgjeve 3 

OSBE në ndihmë të burgjeve 4 

OSBE në ndihmë të burgjeve 5  

OSBE në ndihmë të burgjeve 6 

OSBE në ndihmë të burgjeve 7 

OSBE në ndihmë të burgjeve 8 
Para Mbrapa