KRYEFAQJA » LAJME » OSBE: Përgëzime për reformën, por zbatimi do të garantojë suksesin
osce

OSBE: Përgëzime për reformën, por zbatimi do të garantojë suksesin

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përgëzoi parlamentin shqiptar për miratimin e Reformës në Drejtësi, por tha se mënyra si do të zbatohet ajo është thelbësore për qëndrueshmërinë dhe suksesin. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat OSBE, menjëherë pas miratimit organizata vlerëson se “Kjo është një arritje e rëndësishme, që i hap rrugë zbatimit të reformës së një mendtë në drejtësi”. OSBE këshillon që “Ndryshimet e miratuara sot tani duhet të pasohen nga ligje dhe akte nënligjore, procedura dhe politika, për të tërë sistemin gjyqësor”. “OSBE thekson se reforma do të jetë e vërtetë vetëm kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, anembanë vendit”. “Mënyra se si do të zbatohet paketa e reformës është thelbësore për qëndrueshmërinë dhe suksesin e procesit të reformës. Qëndrueshmëria dhe suksesi, gjithashtu, varen nga ndryshimi i sjelljes: nga vendosja e një kulture përgjegjshmërie dhe llogaridhënieje, lufta kundër pandëshkueshmërisë dhe konsolidimi i respektimit të shtetit të së drejtës, në të gjitha shtresat e shoqërisë” shpreh shpresën OSBE. Prezanca e saj në Tiranë, ka qenë një kontribuese dhe partnere e përkushtuar e procesit të reformës, ndërsa deklaron se “mbetet e gatshme të vijojë mbështetjen e saj aktive, në të gjitha nivelet”.