KRYEFAQJA » LAJME » OSBE:Miratimi i paketës së parë të Reformës në Drejtësi në rrugë të mbarë

OSBE:Miratimi i paketës së parë të Reformës në Drejtësi në rrugë të mbarë

Organizata më e madhe për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE, mbështet miratimin e paketës ligjore të reformës në Drejtësi dhe kërkon pa kushte zbatimin praktik të saj. Robert Willton nënkryetari i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, tha se drejtësia është  jetike për Shqipërinë.

I pyetur në lidhje me debatin për mbetjet Wilton është shprehur se kjo ka ardhur për mungesë të konsultimeve me publikun. Këto deklarata Willton i dha gjatë një aktiviteti të Ministrisë së Drejtësisë për shërbimin e provës në Gjirokastër.