KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » OSHE investime në Selitë
OSHE investime në Selitë

OSHE investime në Selitë

OSHE ka nisur një investim prej 250 milionë lekësh në zonën e Selitës, i cili synon ndryshimin rrënjësor të furnizimit me energji elektrike të banorëve dhe bizneseve. Kreu i OSHEE Ardian Çela, duke sjellë shifrat e këtij investimi tha se do të ndërtohen 14 kabina të reja, ndërsa rreth 30 të tjera do të transferohen nga tensioni 10 kV në atë 20 kv. Projekti parashikon edhe montimin e mbi 200 shtyllave që do të fuqizojnë rrjetin e shpërndarjes. Në këtë zonë llogariten rreth 4500 abonentë ose afro 20 mijë banorë, shumica të rinj.
Që prej vitit 1990 rrjeti energjitik në këtë zonë perifierike të kryeqytetit nuk ka njohur investime serioze, ndonëse zhvillimi infrastrukturor dhe shtim i popullsisë është rritur me herë. Ministri i energjitikës Damian Gjikonuri nga ana e tij i shikon këto investime si një mundësi që humbjet të reduktohen në mënyrë radikale. Aktualisht ato kanë zbritur në vitin 2015 në nivelin e 31.1 për qind. në shkallë vendi, por zoti Gjiknuri tha se synohet zbritja në 27 për qind.