KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE: 1500 punonjës të angazhuar për të rikthyer energjinë në zonat e prekura nga moti i keq
OSHEE: 1500 punonjës të angazhuar për të rikthyer energjinë në zonat e prekura nga moti i keq

OSHEE: 1500 punonjës të angazhuar për të rikthyer energjinë në zonat e prekura nga moti i keq

Fidrat që furnizojnë spitalet, objektet e pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë të gjithë në punë. Gjithashtu, në punë janë dhe të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike Hidrovoret si dhe të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike. Kështu sqaron Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me anë të një deklarate për mediat ku bën me dije se po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin elektrik të shpërndarjes, nga përkeqësimi i motit në mbarë vendin. Rreth 1500 punonjës të drejtorive rajonale të OSHEE, në të gjitha qarqet, janë angazhuar në brigadat e avarive për të rikthyer energjinë në zonat e prekura nga moti i keq. Sipas njoftimit të OSHEE Rajonet më të prekura nga defektet janë një pjesë e bashkive Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Gramsh, Berat, Skrapar, Lushnje, Fier, Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Kukës, Shkodër, Koplik, Lezhë dhe Vau i Dejës. Ndërkohë që koorporata eletroenergjtike shqiptare njofton se po menaxhon në mënyrë optimale prurjet e reshjeve duke ngarkuar në maksimum agregatet. Sipas KESH situata është nën kontroll dhe shkarkimet do të bëhen vetëm kur të jenë të domosdoshme, duke minimizuar pasojat negative për zonat e banuara të ultësirës së nënshkodres.