KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE: 5 fidra të rinj, “unazë” për Durrësin

OSHEE: 5 fidra të rinj, “unazë” për Durrësin

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka përfunduar ndërtimin e 5 fiderave të rinj, në nënstacionin elektrik të Spitallës në Durrës. Investimi që arrin vlerën e 1.5 milionë eurove, sipas Administratorit Ardian Çela do të garantoje furnizimin cilësor me energji për 60 mijë banorë të zonës.
Çela tha se investimet në Durrës do të shtrihen edhe më tej. Krahas Durrësit, OSHEE po investon në një sërë zonash të tjera për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe cilësor të konsumatorëve.