KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » OSHEE drejt ndarjes – Bejtja: Brenda vitit ndahet shpërndarja dhe tregtimi
OSHE paralajmëron sanksione kundër dëmtimeve

OSHEE drejt ndarjes – Bejtja: Brenda vitit ndahet shpërndarja dhe tregtimi

Brenda këtij viti, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do ti ketë të ndara funksionet e tij në dy divizione të mëdha, një për tregtimin e energjisë elektrike dhe një tjetër për shpërndarjen e saj. Zëvëndës ministri i energjisë Ilir Bejtja tha për TVSH se proçesi nuk nënkupton copëzimin në dy ndërmarrje, por kjo ndarje do të rris më shumë performancën e kompanisë. E njëjta strategji do të aplikohet edhe me kompaninë publike të naftës Albpetrol, por për këtë kompani proçesi do të marrë më shumë kohë. Albpetrol është e vetmja kompani e mbetur publike në fushën e naftës.