KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE i dorëzon ERE-s draftin me propozime për lidhjet e reja
OSHEE vazhdon aplikimin e aktmarrëveshjeve me abonentët debitorë

OSHEE i dorëzon ERE-s draftin me propozime për lidhjet e reja

Operatori i shpërndarjes së energjisë përmes një draftrregulloreje të re i propozon entit rregullator të energjisë një sërë lehtësirash për lidhjet e reja pa prekur çmimin e tyre.

Ndryshimet e propozuara nga OSHEE parashikojnë që të gjitha kabinat elektrike të bizneseve të kenë akses në pjesë publike, si dhe mirëmbajtja e tyre ti kaloje me detyrim OSHEE-s.

Disa ndryshime i japin përgjigje edhe disa problematikave të evidentuara në raportin e doing bisnes.

Drafti parashikon se për lidhjet e reja deri në 50 m, tarifat i paguan OSHEE, ndërsa në largësi mbi 50 m kostot i paguajnë konsumatorët. Por sipas të dhënave rezulton se 80% e rasteve për lidhjet e reja arrijnë në 80%.