KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE, investime në Gjirokastër. Çela: 4 mln dollarë për këtë vit
oshee, gjirokaster, 4 miljon dollare, cela, investime ne energjitike

OSHEE, investime në Gjirokastër. Çela: 4 mln dollarë për këtë vit

Vetëm përgjatë këtij viti operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike parashikon 4 mln dollarë investime në qarkun e Gjirokstrës. Gjatë inspektimit të punimeve për investimin në dy fidera prej 20 kilovolt në lagjet muzeale të qytetit të gurtë, administratori i OSHEE-së Adrian Çela sqaroi se çfarë pritet të sjell ky investim.

Ndërkaq Çela tha se brenda muajit qeshor pritet të nis një tjetër investim i rëndësishëm në Gjirokastër.

Të gjitha këto investime sipas kreut të OSHEE-së garantojnë cilësi në furnizmim më të mirë me energji për qytetarët.