KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE, kryen verifikime për mbifaturimet në Lezhë
X oshee lezhe mbifaturim pergjigje energji elektrike ersi sulejmani fatura afrofe

OSHEE, kryen verifikime për mbifaturimet në Lezhë

Shqetësimet e qytetarëve të Lezhës për mbifaturime të energjisë elektrike kanë marë përgjigje nga drejtues të OSHEE-së. Sipas kreut të OSHEE për veriun, po kryhen verifikimet rast pas rasti të shoqëruara edhe me masa ndaj faturistëve që nuk kanë qene korrekt në punën e tyre. Për normalizimin e kësaj situate problematike po punohet nga i gjithë stafi drejtues dhe punonjësit e OSHE-së Shkodër-Lezhë duke vendosur disa aparatura të reja që kryejnë hedhjen e ketyre faturave direkt në sistem si dhe verifikimin nëse punonjesit janë apo jo në terren.

Kreu i OSHEE-së për veriun Ersi Sulejmani ka folur edhe për dy investime te rëndesishme në Lezhë që lidhen me ndërtimin e unazorit të ri të qytetit, ndërsa ka shtuar se brenda muajit qershor nuk do të ketë me fatura aforfe.

Investimi për unazorin e qytetit pritet që të përfundojë brenda muajit Maj, duke zgjidhur një problematikë të madhe, trashëguar prej vitesh, që lidhet me furnizimin e qytetit të Lezhës me energji elektrike.