KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE modernizim shërbimi për abonentët
1173927

OSHEE modernizim shërbimi për abonentët

Reforma në energjinë elektrike, ka sjellë modernizimin e sistemit. OSHEE ofron dhe një tjetër shërbim të ri për abonentët, atë të menaxhimit të rradhës, që po pilotohet në 14 qendrat e para. Çdo abonent që furnizohet me energji nga OSHEE, nuk do të humbin kohë në rradhë për të paguar energjinë, por nëpërmjet kioskës së informacionit, merr numrin e rradhës së klientit për të bërë pagesën. Shërbimet e reja që ofron OSHEE, janë produkt i reformës së thellë të ndërmarrë në sistem.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri Damian Gjiknuri dhe Administratori i OSHEE-së Adrian Cela, ishin në një prej qendrave të Kujdesit Ndaj Klientit, ku ka filluar implementimi i sistemit të ri.

Kryeministri Rama, siguroi se investimit po i rikthehen të gjithë kontribuesve për ringritjen e sistemit të energjisë elekrike, ndaj shumë shpejt do të hiqet edhe faturimi afrofe, duke i dhënë mundësi konsumatorëve të paguajnë për aq energji sa konsumojnë.