KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE në terren për të përballuar defektet
OSHEE në terren për të përballuar defektet

OSHEE në terren për të përballuar defektet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes për shkak të reshjeve intensive të shiut që ka përfshirë mëngjesin e së martës të gjithë vendin.
Nga informacioni i Shtabit Qendror të Divizionit të Shpërndarjes, në disa zona të vendit ka munguar energjia për shkak të përmbytjes së kabinave 20 kV, duke detyruar kompanisë të stakojë linjën për efekt të masës së sigurisë. Gjithashtu, për shkak të motit të keq, kemi dëmtime në fidrave, kryesisht 6 kilovolt dhe të linjave të tensionit të lartë, 35 kilovolt.
Rreth 1500 punonjës të organizuar në brigada ndodhen në terren për të mundësuar riparimin në një kohë sa më të shkurtër të defekteve. OSHEE njofton se fiderat që furnizojnë spitalet, hidrovorët, objektet e pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë, janë të gjithë në punë.