KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » OSHEE përmirëson bilancin
OSHEE përmirëson bilancin

OSHEE përmirëson bilancin

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ( OSHEE ) publikoi të dhënat që rezultojnë për muajin korrik. Sipas tij vetëm për këtë muaji ka pasur 40 për qind më shumë arkëtime nga pagesat e faturës së energjisë elektrike, ndërsa humbjet në rrjet rezultojnë 6 për qind më pak. Shifrat krahasohen me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Ndërkaq OSHEE dhe Policia e Shtetit vijojnë aksionin kombëtar për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike. Vetëm kohët e fundit janë evidentuar  47 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe  janë arrestuar në flagrancë  24 persona.