KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE, reforma në rrugë të mbarë
OSHEE përmirëson bilancin

OSHEE, reforma në rrugë të mbarë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëri publike të dhënat e muajit nëntor si dhe 11­mujorit në lidhje me arkëtimet dhe nivelin e humbjeve. Sipas tyre në muajin nëntor u mblodhën 4.6 miliardë lekë, nga 4.3 dhe 2.9 miliardë lekë nëntorin e 2014 dhe 2013-tës.
Si 11 mujor, kompania ka arkëtuar në total 59.4 miliardë lekë, rreth 16.5 miliardë ose 39 përqind më shumë se 11­mujori i vitit 2014 (42.8 miliardë lekë) ose 70 përqind (24.4 miliardë lekë)më tepër se periudha e vitit 2013 (34.9 miliardë lekë).
Lidhur me humbjet, OSHEE vlerëson se falë punës së vazhdueshme në terren, tashmë të kthyer në proces normal aktiviteti. Niveli i humbjeve në muajin nëntor ka rënë në 30,8 përqind nga 32.9 përqind në 2014­n dhe 48.1 përqind në vitin 2013. Si 11­mujor, humbjet regjistruan nivelin e 30.9 përqind me reduktim në masën 6.8 pëqind në raport me 2014­n (37.8 përqind) dhe 13.1 përqind me 2013­n (44.1 përqind).
OSHEE vlerëson se “treguesit e fundit dëshmojnë se reforma në sektorin e energjisë në lidhje me kthimin e ligjshmërisë te pagesat e faturave është në rrugë të mbarë, për më tepër shërbime cilësore dhe me shumë investime në të ardhmen”.