KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE, shtab gatishmërie për sezonin turistik
OSHEE e alarmuar nga dëmtimi i rrjetit shpërndarës

OSHEE, shtab gatishmërie për sezonin turistik

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ngritur shtabin e gatishmërisë për sezonin turistik, për menaxhimin 24 orë pa ndërprerje të cilësisë së furnizimit me energji elektrike në zonat bregdetare nga Velipoja në Ksamil. Siç njofton OSHEE, në të gjithë territorin, sipas rajoneve, janë ngritur grupet e gatishmërisë me rreth 500 punonjës për kontrollin dhe menaxhimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive në kohë sa më të shpejtë. Gjithashtu, për të patur një kontakt të vazhdueshëm dhe të shpejtë me abonentët, OSHEE ka publikuar një hartë me numrat e telefonit të çdo njësie që administron zonat turistike përgjatë vijës bregdetare. Siç shikohet në hartë, janë 19 numra telefoni që përkojnë me çdo njësi që ka në ngarkim menaxhimin dhe kontrollin e furnizimit me energji elektrike të zonave të plazheve përgjatë vijës bregdetare.