KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » OSHEE, teknologji të reja për faturimin e energjisë
OSHEE, teknologji të reja për faturimin e energjisë

OSHEE, teknologji të reja për faturimin e energjisë

OSHEE po synon të ngrejë në një nivel më të lartë transparencën me abonentët e saj. Të shtunën ajo prezantoi paisjen PDA, një lloj kompiuteri dore i posaçëm, që do të lexojë dhe trasmetojë në kohë reale në server të dhënat për konsumin e energjisë për çdo abonent. Kjo do të mundësojë matjen dhe faturim të saktë në kohë reale të faturave të energjisë. Ky projekt pilot është testuar në Tiranë, Durrës dhe Fier dhe më pas do të zbatohet në të gjithë vendin. Sipas specialistëve kësaj pajisje shumë shpejtë do t’i bashkohet edhe një tjetër, e cila përmes bluetooth-it do të mund të lexojë të dhënat në matësin elektronik për t’i përcjellë në server. Ata thonë se gabimi njerëzor në hedhjen e të dhënave do të jetë zero, duke shmangur maksimalisht ankesat e abonentëve për fatura të fryra. OSHEE ka trajnuar 850 lexues dhe PDA-të e reja janë shpërndarë në të gjithë vendin.