KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » OSHEE: Ulen humbjet rriten arkëtimet
OSHEE: Ulen humbjet rriten arkëtimet

OSHEE: Ulen humbjet rriten arkëtimet

OSHE njoftoi se humbjet në rrjetin energjitik në vend kanë zbritur gjatë dhjetë muajve të fundit në 27.5 për qind, nga 31 për qind, niveli më i ulët i tyre në shumë vite. Po sipas OSHEE ulja e humbjeve, është shoqëruar edhe me rritje arkëtimesh korente. Ato kanë arritur 47.4 miliardë lekë nga 46 miliardë të regjistruara  një vit më parë. Sëbashku me arkëtime nga vitet e tjera shifra arrin në 56 miliardë lekë. OSHEE njofton se deri tani lidhur 448 mijë aktmarrëveshje, nga të cilat 426 mijë i përkasin abonentëve familjarë. Pjesa dërrmuese e këtyre familjarëve ka përfituar reduktim kamate deri në 80 për qind. Ulja e humbjeve dhe rritja e arkëtimeve i ka kursyer kompanisë miliona euro. Në krahasim me vitin 2013, importi i energjisë për mbulimin e humbjeve është ulur me gati 70 milionë euro.