KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE vijon punën për instalimin e matësve të energjisë
OSHEE vijon punën për instalimin e matësve të energjisë

OSHEE vijon punën për instalimin e matësve të energjisë

Në prag të afatit për heqjen e faturimi afrofe, operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike vijon punën në terren për të pajisur të gjithë abonentet familjarë me matësa. Sot, aksioni në Tiranë u ndal në Laprakë.

Por instalimi i matësve shpesh herë është penguar nga vet familjarët, ndaj OSHEE i ka dorëzuar zyrtarisht entit rregullator një udhëzim që parashikon edhe ndërprerje të energjisë elektrike veç gjobave.

Pajisja me matësa në të gjithë vendin pritet të përfundoje brenda këtij muaji duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë faturimit afrofe.