KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE zgjat afatin për pagesën e kësteve nga biznesi
OSHEE zgjat afatin për pagesën e kësteve nga biznesi

OSHEE zgjat afatin për pagesën e kësteve nga biznesi

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ndryshoi skemën e shlyerjes së borxheve të prapambetura që bizneset kanë ndër vite ndaj kompanisë. OSHEE shtyu afatin e shlyerjes së kësteve nga biznesi, duke ulur paralelisht edhe masën e këstit që paguheshe deri më tani. Në skemën e re përfshihet edhe një element nxitës për të qënë korrekt në shlyerjen e faturës korrente dhe këstit pasi shpërblen konsumatorët me reduktim të kamatvonesës.

Këshilli mbikqyrës i operatorit të shpërndarjes së energjisë ndryshoi skemën me të cilën po trajtohen bizneset debitore.

Albana Ferraj Drejtore e Divizionit Tregtar ne OSHEE tha se: Skema e re parashikon disa fasha shtrirjeje kohore në bazë të kufirit të poshtëm të borxhit të akumuluar nga ana e klientit jofamiljar.

Deri në 100 mijë lekë afati i shlyerjes është 24 këste

Nga 100 mijë-500 mijë në 84 këste pra 84 muaj

Nga 500 mijë në 1 milon 120 këste

Mbi 1 milionë lekë është 144 këste pra rreth 12 vjet

Ndërsa me mbi 680 biznese të cilët nuk kanë respektuar aktmarrveshjet dhe për të cilat ka nisur procedura e përmbarimit, OSHEE bën të ditur se në rast se kërkohet rikthim në skemë kjo do të jetë e mundur por procedura e përmbarimit do të mbetet pezull dhe nuk do të shuhet.