KRYEFAQJA » LAJME » PAA, aktivitet në shkollën “Ibrahim Dalliu”
arben tafaj, ibrahim dalliu, 1 qershor, aktivitet, paa

PAA, aktivitet në shkollën “Ibrahim Dalliu”

Me rastin e 1 Qershorit, Partia Agrare Ambientaliste, organizoi një aktivitet në shkollën “Ibrahim Dalliu” në Tiranë. Nënkryetari i kësaj partie, Arben Tafaj, tha se qeveria duhet të kthejë sytë e të gjitha institucioneve arsimore tek kategorite e veçanta të fëmijëve. Për Partinë Agrare Ambientaliste ky aktivitet është fillimi i projekteve inovatore për të gjelbëruar shkollat me lule dekorative dhe bimë autoktone. Për nxënësit më të talentuar të shkollës u shpërndanë edhe dhurata.