KRYEFAQJA » LAJME » PAA: Bojkot kuvendit 10 ditë

PAA: Bojkot kuvendit 10 ditë

Partia Agrare Ambientaliste do të bojkotojë për 10 ditë punimet e Kuvendit duke u bërë kështu pjesë e vendimit të opozitës. Siç bën me dije zyra e shtypit e partisë Agrare Ambientaliste në njoftimin e shpërndarë për mediat, vendimi u komunikua nga kryetari i kësaj force politike Agron Duka gjatë takimi me strukturat në Korçë. Në takimi është folur edhe për situatën ekonomike në vend ku sipas kreut të PAA-së Agron Duka, investimet publike dhe private mungojnë. Ai kërkoi nga qeveria zbatimin e politika që nxisin ekonominë, me synim rritjen e punësimit, konsumit dhe të kreditimit bankar për biznesin shqiptar. Në parlamentin shqiptar PAA përfaqësohet nga zoti Duka, i cili ka hyrë në këtë institucion si deputet i PR, por nga lista e përbashkët shumëemërore me PD.