KRYEFAQJA » LAJME » PAA lajmëron çregjistrimin nga KQZ
PAA lajmëron çregjistrimin nga KQZ

PAA lajmëron çregjistrimin nga KQZ

Partia Agrare Ambientaliste, një nga partitë e koalicionit të djathtë në opozitë, lajmëroi të enjten se do të çregjistrohet në KQZ, ku është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i saj Agron Duka.”Së bashku ramë dakord për të mos shkuar në zgjedhje pa qeveri teknike. Sot do t’i kërkoj KQZ çregjistrimin e PAA” tha zoti Duka. Një ditë më parë partitë e koalicinit opozitar lajmëruan se nuk do të regjistrohen në KQZ, madje disa do të çregjistrohen nëse kryeministri Edi Rama nuk jepte dorëheqjen dhe në vend të krijohej një qeveri teknike që do të çonte vendin në zgjedhje të drejta, të lira, të ndershme dhe të pa kundërshtueshme.