KRYEFAQJA » LAJME » Padia e Bashkisë për pallatet tek liqeni, dorëhiqet gjyqtari në konflikt interesi
arjan qefa, kastriot selita, gjygjtaret, pallatet tek diga, gjygji

Padia e Bashkisë për pallatet tek liqeni, dorëhiqet gjyqtari në konflikt interesi

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, pranoi sot dorëheqjen e gjyqtarit Arjan Qafa , nga shqyrtimi i çështjes së ndërtimit të pallateve te diga e liqenit.
Gjyqtari Qafa do të zëvendësohet nga Kastriot Selita, ndërsa në një proces tjetër gjyqësor, në vend të tij do të jetë gjyqtarja Relinda Selimi.
Gjyqtari Qafa paraqiti dorëheqjen nga procesi gjyqësor i Bashkisë së Tiranës me kompaninë e ndërtimit “Gener 2”, nje dite me pare.
Dorëheqja e tij erdhi pas kërkesave të vazhdueshme të Bashkisë së Tiranës. Bashkia depozitoi edhe një kallëzim penal në ngarkim të gjyqtarit Qafa për konflikt interesi.