KRYEFAQJA » LAJME » Padia e parë në Gjykatën Administrative të Apelit, “Dosja Liqeni”

Padia e parë në Gjykatën Administrative të Apelit, “Dosja Liqeni”

U depozitua sot në Gjykatën Administrative të Apelit, “Dosja Liqeni” padia e parë nga shoqëria civile lidhur me ndërtimin e Këndit të lojrave në Kodrat e liqenit Tiranës nga Bashkia. Avokati Artan Manushaqja, theksoi se që nga 11 Shkurti, ditë kur nisen protestat, janë dërguar kërkesat për transparence nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Tiranës. Në këtë padi ngrihet pretendimi që janë shkelur 20 ligje, nga këta administrative, civile dhe kushtetuese. Brenda 10 ditëve pritet të thirret seanca parapërgatitore për legjitimimin e procesit.