KRYEFAQJA » LAJME » Paisja e përgjimit, dëshmia e kreut të SHISH zbeh ngjarjen
Paisja e përgjimit, dëshmia e kreut të SHISH zbeh ngjarjen

Paisja e përgjimit, dëshmia e kreut të SHISH zbeh ngjarjen

Kreu i Shëbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika ka hedhur të mërkurën dritë mbi çështjen që prej një jave ka tërhequr vemendjen e mbarë opinionit shqiptar, egzistencën e një pajisjeje përgjimi që sipas opozitës shqiptare është përdorur nga zyrtarët më të lartë të qeverisë për të përgjuar kundërshtarët e tyre. I thirrur në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, zoti Lika tha se kishte marrë informacione gojore, se pajisja ishte vendosur në Vlorë për trainim nga ana e policisë. Këto informacione ai ja ka përcjellë prokurorit të përgjithshëm dhe më pas presidentit të republikës, pas interesit të ketij të fundit. Kreu i SHISH bëri të ditur se nuk ka informuar kryeministrin dhe ministrin e brendshëm, pasi sipas tij informacioni ishte i pakonfirmuar.
Deklarimet e zoti Ajazi duket se kanë krijuar një pamje tjetër për ngjarjen që për opozitën është një skandal, por për maxhorancën asgjë për t’u shënuar. Opozita thotë se të paktën 375 persona janë përgjuar, por zoti Lika nuk e konfirmoi një gjë të tillë.