KRYEFAQJA » LAJME » Pajisjet RV të Sony PlayStation më lirë
Pajisjet RV të Sony PlayStation, do të vijnë më lirë në muajin tetor

Pajisjet RV të Sony PlayStation më lirë

I keni parasysh ato pajisjet e Realitetit Virtual, të cilat përfshijnë shikimin e përdoruesit me imazhe të gjeneruara nga kompjuteri në 360 gradë që lëvizin sipas lëvizjes së kokës, duke ofruar argëtim dhe përvojë të veçantë teknologjike? Tashmë, kompania Sony ka zbuluar se pajiset e tyre të Realitetit Virtual do të kushtojne 399 dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të thotë se do të jenë 200 dollarë më lirë se pajisjet Oculus Rift të rivalit Facebook, dhe 400 dollarë më pak produkti i realitetit virtual të HTC-së, Vive.

Pajisjet e Realitetit Virtual (VR) të PlayStation, shihen si më pak të avancuara ndaj dy rivalëve të tij, por ekspertët thonë se edhe ato do të jenë të suksesshme.

Por, për fat të keq, pajisjet do të dalin në muajin tetor, që do të thotë se Sony nuk do të arrijë dot afatin e caktuar më herët për gjysmën e parë të vitit 2016. Kjo për arësye se kompania japoneze është duke zhvilluar njëkohësisht dhe 50 lojra të tjera enkas për pajisjet RV, të cilat do të dalin së bashku.

Në Britaninë e Madhe, çmimi me taksën e përfshirë do të jetë £350.