KRYEFAQJA » LAJME » Pak histori për derby-n Barcelona-Atletiko M.
Pak histori për derby-n Barcelona-Atletiko M.

Pak histori për derby-n Barcelona-Atletiko M.

Do të jetë derby spanjol ndërmjet Barcelonës dhe Atletikos së Madridit ndeshja më e fortë e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve. Edhe një herë si në sezonin 2013-2014, kur dy skuadrat u takuan në çerekfinale. Atë herë kaloi skuadra e Diego Simeone, duke barazuar 1-1 në Camp Nou dhe duke fituar në shtëpi 1-0. Ndeshja e parë do të luhet në Barcelonë të martën me 5 prill ndërsa ndeshja e dytë në Madrid do të luhet të mërkurën me 13 prill 2016.

Dy skuadrat spanjole janë takuar 12 herë gjatë tre sezoneve të fundit. Gjashtë herë në kampionatin spanjol, dy barazime (2013-2014), dy fitore për Barcelonën (2014-2015) dhe po dy fitore për Barcelonën (2015-2016). Dy herë në Kupën e Mbretit (2014-2015), dy fitore për katalanasit. Dy here për superkupën e Spanjës (2013-2014), dy barazime që i japin titullin Barcelonës, dhe dy ndeshjet e lartpërmendura për Ligën e Kampioneve. Në tërësi gjashtë fitore për Barcelonën, një për Atletikon dhe pesë barazime.