KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Paketa e procedurave”, 400 propozime nga biznesi
1 gusht, rinis aksioni i kuponit tatimor

Paketa e procedurave”, 400 propozime nga biznesi

Javët në vijim, komisionet parlamentare do të nisin diskutimet për draftin e ri të procedurave, i cili ka marrë formën finale e është dërguar në qeveri. Interesi i biznesit për këtë paketë masash lehtësuese ka qënë i lartë, e këtë e dëshmojnë 400 propozimet që kanë mbërritur ne ministrinë e financave.

Në mbyllje të konsultimeve me biznesin, paketa lehtësuese e procedurave është plotësuar me të paktën 400 propozime nga sipërmarrja vendase.

Drejori i politikave makroekonomike në minsitrinë e financave thotë se kjo paketë ështëe e dedikuar tërësisht për procedurat, ndërkohe që e le të hapur mundësine për një tjetër të ngjashme për taksat.

Drafti i procedurave zbut masat ndëshkuese për një sërë shkeljesh tatimore, i jep mundësi biznesit të vetëkorrigjohet pa ndëshkim si dhe heq kontrollet surprizë.