KRYEFAQJA » LAJME » Paketa fiskale për vitin 2017, parashikohen ulje gjobash
Paketa fiskale për vitin 2017, parashikohen ulje gjobash

Paketa fiskale për vitin 2017, parashikohen ulje gjobash

Ministria e financave e ka projektuar një draft paraprak i përfshirë në paketën fiskale për vitin 2017, cili ul ndjeshëm gjobat për bizneset që evidentohen në shkelje tatimore. Sipas ministrit të financave Arben Ahmetaj paketa do të sjellë revolucion në procedurat tatimore. Kështu nëse një sipërmarrje e madhe rezulton me punonjës në të zezë, të pa deklaruar, gjoba ulet në 200 mijë lekë, nga 500 mijë lekë që është aktualisht. Ndërsa për bizneset e vogla me të njejtën shkelje, masa shkon në 50 mijë lekë. Nëse informaliteti tek punonjesit përseritet nuk do të ketë më ndjekje penale për biznesin dhe ai nuk do të percaktohet më ligjërisht si evazion tatimor.
Njëkohësisht, me draftin e ri, ministria e financave propozon që të hiqet masa ndëshkuese për të punësuarit e paregjistruar të familjes si dhe i lejon biznesit të vetëkorrigjojë deklaratat tatimore deri në 5 vjet. Nga ana tjeter, gjobat zbuten edhe për kategorinë e biznesve që fshehin pagat reale.