KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pakistan, rritet numri i viktimave
rritet numri i viktimave nga termeti ne pakistan

Pakistan, rritet numri i viktimave

Ka arritur në 300 numri i viktimave nga tërmeti i së hënës në Afganistan dhe në Pakistan, ndërsa numri i të plagosurve i ka kaluar 2000. Ekipet e shpëtimit kanë zgjeruar përpjekjet për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që ka goditur zona të largëta të këtyre vendeve. Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat malore, ku efektet e tërmetit janë ende nuk dihen.
Qeveria është duke punuar për të ofruar ndihmë për të prekurit. Një zyrtar nga provinca Badakhshan tha për Associated Press se ekipet e shpëtimit nuk do të jenë në gjendje për të arritur në zonat e prekura malore deri të martën vonë.
Në Indi, dëmet e tërmetit kanë qënë të papërfillshme, teksa popullsia ka dalë menjëherë në rrugët e qyteteve gjatë lëkundjeve. Kryeministri i këtij vendi, Narendra Modi, gjatë një interviste theksoi se qeveria e tij do të japë ndihmën e saj në rast se Afganistani dhe Pakistani do t’a kërkojë një gjë të tillë.
Tërmeti, me fuqi prej 7.5 shkallësh të Richterit, ka pasur epiqendrën në rajonin Hindu Kush të Afganistanit dhe është cilësuar si më i rëndi në këtë rajon në disa dekada.