KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Palermo përfshihet nga zjarret
palermo

Palermo përfshihet nga zjarret

Provincat e Palermos janë përfshirë nga zjarre të fuqishme të cilat nisën mëngjesin e sotëm. Më shumë se 100 persona janë evakuuar. Rreth 50 fëmijë kanë mbetur të toksikuar si pasojë e tymit dhe janë dërguar me urgjencë në spital por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Autostrada Palermo-Mesina është mbyllur. Era e fortë dhe temperaturat e larta mbi 40 gradë po favorizojnë gjithnjë e më shumë përhapjen e zjarrit.