KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Pallatet tek liqeni, gjykata e lartë pezullon vazhdimin e ndërtimeve
Pallatet tek liqeni, gjykata e lartë pezullon vazhdimin e ndërtimeve

Pallatet tek liqeni, gjykata e lartë pezullon vazhdimin e ndërtimeve

Pallatet shumëkatëshe në ndërtim pranë digës së liqenit Artificial në kryeqytet nuk do të ndërtohen. Vendimi për pezullimin e ndërtimit është marrë nga Gjykata e Lartë, pas kërkesës së Bashkisë Tiranë.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ, urdhërohej pezullimi i bllokimit të punimeve për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe tek diga e Liqenit Artificial, duke i dhënë të drejtë kompanisë së ndërtimit “Gener 2”.
Bashkia dhe kompania e ndërtimit vijojnë prej ditësh betejën ligjore për kompleksin me 5 pallate 17 katëshe nën Digën e Liqenit.