KRYEFAQJA » LAJME » Paloka : “Ta pastrojmë Shqipërinë nga mjerimi, krimi dhe korrupsioni që ka shkaktuar Edi Rama”
Paloka : "Ta pastrojmë Shqipërinë nga mjerimi, krimi dhe korrupsioni që ka shkaktuar Edi Rama"

Paloka : “Ta pastrojmë Shqipërinë nga mjerimi, krimi dhe korrupsioni që ka shkaktuar Edi Rama”

Ndërsa PS shpaloste në Korçë bilancin e saj dy vjeçar, nën sloganin “Për të pastruar më tej Shqipërinë”, nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kreu i grupit të saj parlamentar, Edi Paloka, akuzoi qeverinë shqiptare se kishte shpërdoruar paratë e taksapaguesve shqiptare  për lidhjen satelitore të aktivitetit. “Mijëra euro u shpërdoruan edhe sot nga taksat e shqiptarëve për të blerë frekuencat satelitore që të dilte live Edi Rama” tha zoti Paloka në një dalje për mediat nga selia e PS. Por më shumë , zoti Paloka  shprehu shqetësimin lidhur me situatën në vend. Sipas tij kryeministri Rama “…flet për suksese imagjinare, që nuk ia beson askush edhe në atë sallë, përtej rreshtit të parë e të dytë të hajdutëve”. “Është koha të bashkohemi, të majtë e të djathtë, të rinj e të reja e të ndalim këtë klikë hajdutësh. Ta pastrojmë Shqipërinë nga mjerimi, krimi dhe korrupsioni që ka shkaktuar Edi Rama me 40 hajdutët e tij” bëri thirrje  nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kreu i grupit të saj parlamentar Edi Paloka, duke ironizuar ndërkohe edhe sloganin e socialistëve.