KRYEFAQJA » LAJME » Paloka: Testi i drogës? Tërhiqemi nëse ndërkombëtarët na e rekomandojmë!
Paloka: Testi i drogës? Tërhiqemi nëse ndërkombëtarët na e rekomandojmë!

Paloka: Testi i drogës? Tërhiqemi nëse ndërkombëtarët na e rekomandojmë!

Në kulmin e polemikave për ligjin e dekriminalizimit të politikës, Partia Demokratike më e madhja e opozitës në Shqipëri, duket se ka bërë një tërheqje nga qëndrimi e deritanishëm për përfshirjen në ligj të bërjes së testit të drogës për personat që janë në politikë apo pretendojnë të hyjnë në botën e saj. Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, i cili ka qënë nga zërat më këmbëngulës për realizimin e kësaj kërkesë, deklaroi se tërheqje mund të ketë vetëm në rast se ndërkombëtarët e rekomandojë heqjen e kësaj pike. “E shohim të paarsyeshme që PS t’a kundërshtjë këtë pikë, por nëse edhe ndërkombëtarët do të na rekomandojnë që, për hir të konsensusit të jemi ne më tolerantë në këtë pikë, pastaj do të shqyrtojmë qëndrime të tjera” tha zoti Paloka nga Kukësi ku mori pjesë në një analizë të PD lokale.
Prej kohësh PD këmbëngul që në ligjin për dekriminalizimin të kërkohet që politikanë shqiptarë veç shenjave të gishtave të bëjnë edhe testin e drogës. Ajo ka akuzuar më së shumti kryeministrin Rama si përdorues i lëndëve të forta narkotike, por ky i fundit i ka hedhur poshtë akuzat në mënyrë kategorike. Socialistët kanë pranuar ndërkohë që në ligj të parashikohet kontrolli i shenjave të gishtave, por e kanë quajtur jo me vend testin e drogës.
Nga ana tjetër presioni i ndërkombëtarëtarëve për miratimin e ligjit për dekriminalizimin e politikës është rritur ndjeshëm. Nga zhvillimet e fundit duket se palët po gjejnë gjuhën e përbashkët dhe ligji mund të miratohet brenda këtij viti.