KRYEFAQJA » LAJME » Paloka: T’u hiqen medaljet atyre që kanë kryer genocid!
Paloka: T'u hiqen medaljet atyre që kanë kryer genocid!

Paloka: T’u hiqen medaljet atyre që kanë kryer genocid!

Opozita ka hedhur një hap tjetër në luftën për dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Në seancën e fundit parlamentare për vitin 2015, Kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka paraqiti një projektrezolutë ku kërkohet tërheqja e medaljeve ndaj personave që kanë kryer akte genocidi në të shkuarën komuniste. Zoti Paloka këmbënguli që kjo rezolutë të miratohej në seancën e sotme. Në 13 pikat e projektrezolutës, krahas dënimit të krimeve të komunizmit, kërkohet dhe shfuqizimi i përfitimeve të pensioneve për personat përgjegjës për krimet e kryera në kohën e komunizmit.
Nga ana e saj, edhe maxhoranca e majtë ka depozituar në parlament nismën ligjore që parashikon heqjen e medaljeve për ish-anëtarët e Byrosë Politike të periudhës së regjimit komunist. “Në përgjigje të kërkesës së opozitës ne vijmë në këtë seancë me një nismë ligjore ku ajo që kërkon rezoluta e paraqitur nga ju (opozita) konkretizohet me ndryshimin e ligjit”, tha kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.  Ai tha se kish kërkuar që kjo nismë të kalohej me procedurë të përshpejtuar, por procedura parlamentare nuk e lejon.
Debati ka vazhduar më pas me tema që të dy palët i konsiderojnë të rëndësishme.